Mirë se erdhët në botën e gjërave të bukura…
Mirë se erdhët në ueb faqen tonë të re. MONTENEGRO është një kompani me kapital privat, me seli në qytetin e Gostivarit, e cila në tregоn vendas funksionon me sukses mbi 25 vjet. Fillimet e kompanisë datojnë që në vitin 1963, si një firmë e vogël që merrej me prodhim, me seli në Republikën e Malit të Zi, ку vend nga i cili ka fituar edhe emrin MONTENEGRO.
Veprimtaria jonë kryesore shtrihet në fushën e tregtisë me mobile italiane ekskluzive, si përfaqësues gjeneral dhe ekskluziv të shumë prodhuesve të njohur italian të mobileve, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për të kompletuar enterierin me karakter të ndryshëm, më saktësisht për të kompletuar shtëpitë, zyrat, kafenetë dhe baret, restorantet, hotelet etj.
ARAN, NEWFORM, CALIA ITALIA, CHATEAU D’AX, ALPA SALOTTI, TONIN CASA, BONTEMPI CASA, TOMASELLA, ALF DA FRE, TONON, NOVAMOBILI, NICOLINE, SEDIT, GRUPPO HOMES, MARCHETTI, MAGIS DESIGN dhe shumë të tjerë lejuan dhe na besuan përfaqësimin e tyre, duke na zgjedhur pikërisht neve si përfaqësuesin e tyre në tregun e Maqedonisë. Shikoni përsëri, urdhëroni na vizitoni në sallonet tona në Shkup dhe Gostivar.